قالَ هَل ءامَنُكُم عَلَيهِ إِلّا كَما أَمِنتُكُم عَلىٰ أَخيهِ مِن قَبلُ فَاللَّهُ خَيرٌ حٰفِظًا وَهُوَ أَرحَمُ الرّٰحِمينَ
٦٤ وَلَمّا فَتَحوا مَتٰعَهُم وَجَدوا بِضٰعَتَهُم رُدَّت إِلَيهِم قالوا يٰأَبانا ما نَبغى هٰذِهِ بِضٰعَتُنا رُدَّت إِلَينا وَنَميرُ أَهلَنا وَنَحفَظُ أَخانا وَنَزدادُ كَيلَ بَعيرٍ ذٰلِكَ كَيلٌ يَسيرٌ
٦٥ قالَ لَن أُرسِلَهُ مَعَكُم حَتّىٰ تُؤتونِ مَوثِقًا مِنَ اللَّهِ لَتَأتُنَّنى بِهِ إِلّا أَن يُحاطَ بِكُم فَلَمّا ءاتَوهُ مَوثِقَهُم قالَ اللَّهُ عَلىٰ ما نَقولُ وَكيلٌ
٦٦ وَقالَ يٰبَنِىَّ لا تَدخُلوا مِن بابٍ وٰحِدٍ وَادخُلوا مِن أَبوٰبٍ مُتَفَرِّقَةٍ وَما أُغنى عَنكُم مِنَ اللَّهِ مِن شَىءٍ إِنِ الحُكمُ إِلّا لِلَّهِ عَلَيهِ تَوَكَّلتُ وَعَلَيهِ فَليَتَوَكَّلِ المُتَوَكِّلونَ
٦٧ وَلَمّا دَخَلوا مِن حَيثُ أَمَرَهُم أَبوهُم ما كانَ يُغنى عَنهُم مِنَ اللَّهِ مِن شَىءٍ إِلّا حاجَةً فى نَفسِ يَعقوبَ قَضىٰها وَإِنَّهُ لَذو عِلمٍ لِما عَلَّمنٰهُ وَلٰكِنَّ أَكثَرَ النّاسِ لا يَعلَمونَ
٦٨ وَلَمّا دَخَلوا عَلىٰ يوسُفَ ءاوىٰ إِلَيهِ أَخاهُ قالَ إِنّى أَنا۠ أَخوكَ فَلا تَبتَئِس بِما كانوا يَعمَلونَ
٦٩ 64 Ai (Jakubi) tha: “A t’ju besoj për këtë, sikurse ju besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po Allahu është Mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më i Mëshirshmi ndër mëshiruesit”.
65 E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: “O ati ynë, çka duam më tepër, ja, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)”.
66 Ai (Jakubi) tha: “Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në Allahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e nuk mundeni”. E kur ata ia dhanë besën (u betuan) ai tha: “Allahu është garantues për këtë që thamë”.
67 Po ai (Jakubi) tha: “O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që besuan.
68 Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk do t’i ndihmonte për asgjë nga caktimi i Allahut, përveç një dëshire të Jakubit, që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, sepse Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
69 E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vetes vëllain e vet (Beniaminin) dhe i tha: “Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!”
Komentimi
Pasi që vërteton drejtësinë dhe maturinë e Jusufit, mbreti e afron pranë vete dhe i jep pozitë të madhe, duke caktuar përgjegjës të depove të mbretërisë. Kjo ishte mëshirë e të madhit Allah që ia dhuron atij që do, e dhurata më e madhe e Tij është ndihma ndaj njeriut që ai ta besojë, t'i respektojë urdhërat e Tij e më në fund ta përjetojë shpërblimin e madh në jetën tjetër.
£ Thuhet se vendin e Jakubit e kishte kapur një thatësi e madhe e skamje, andaj ata shkojnë në Egjipt për të blerë ushqim. Jusufi i njeh ata por nuk u prezentohet e ata nuk e njihnin, sepse sipas një varianti kishin kaluar njëzet e dy vjet prej atij çasti kur e kishin hedhur në bunar e deri atë ditë, Jusufi i pyeti se prej nga ishin, kush ishin, mos ishin vëzhgues etj. Ata i thanë se ishin prej vendit Ken'an-Palestinë, ishin bijt e Pejgamberit Jakub, kishin qenë dymbëdhjetë vëllezër, por një u kishte humbur në fushë, të cilin e kishin dashun më së shumti, e një vëlla i tij edhe prej nëne kishte mbetur te babai që t'ia lehtësojë dhembjet babait për djalin e humbur. Ne dhjetë kemi ardhur për ushqim. Jusufi i priti mirë, iu dha drith për krye të çdonjërit, por i porositi t'ia sjellin edhe atë vëllain e vogël që t'u japë drith edhe për krye të tij. Pa ditur ata, ua ktheu mallin që kishin sjellë për kompensim me drith, e me qëllim që të kthehen përsëri, sepse Jakubi nuk do të hante drithin që nuk ishte paguar, e do t'ia sillnin edhe vëllain. Sikur të mos ishte urdhëri i Zotit që Jusufi të veprojë ashtu, mendja nuk do ta pranonte një sjellje të tillë të tij, pse Jusufi nuk e lajmëroi ende babain e pikëlluar për veten2t