وَلَو شاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النّاسَ أُمَّةً وٰحِدَةً وَلا يَزالونَ مُختَلِفينَ
١١٨ إِلّا مَن رَحِمَ رَبُّكَ وَلِذٰلِكَ خَلَقَهُم وَتَمَّت كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَملَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الجِنَّةِ وَالنّاسِ أَجمَعينَ
١١٩ وَكُلًّا نَقُصُّ عَلَيكَ مِن أَنباءِ الرُّسُلِ ما نُثَبِّتُ بِهِ فُؤادَكَ وَجاءَكَ فى هٰذِهِ الحَقُّ وَمَوعِظَةٌ وَذِكرىٰ لِلمُؤمِنينَ
١٢٠ وَقُل لِلَّذينَ لا يُؤمِنونَ اعمَلوا عَلىٰ مَكانَتِكُم إِنّا عٰمِلونَ
١٢١ وَانتَظِروا إِنّا مُنتَظِرونَ
١٢٢ وَلِلَّهِ غَيبُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَإِلَيهِ يُرجَعُ الأَمرُ كُلُّهُ فَاعبُدهُ وَتَوَكَّل عَلَيهِ وَما رَبُّكَ بِغٰفِلٍ عَمّا تَعمَلونَ
١٢٣ 118 Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
119 përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: “Gjithsesi do ta mbushë xhehenemin me exhinë dhe njerëz të gjithë së bashku”, ka marrë fund (është plotësuar).
120 Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve janë, që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
121 E atyre që nuk besojnë thuaju: “Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar”.
122 Ju pritni (ç’do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç’do t’ju gjejë juve).
123 Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.
Komentimi
Urdhëri që i drejtohet drejtpërsëdrejti Muhammedit e edhe besimtarëve që të jenë të vendosur e të qëndrueshëm saktësisht dhe në mënyrë precize sikurse janë urdhëruar prej Zotit, mban përgjegjësi të madhe, andaj Pejgamberi duke e përkujtuar rëndësinë e këtij urdhëri paska thënë: “Më plaku kaptina Hud dhe motrat e saj...”, duke iu përgjigjur pyetjes së një shoku që i ka thënë se, ke filluar të plakesh o i dërguar i Zotit. Sipas këtij urdhëri kuptohet se nuk guxon të tejkalohet asnjë dispozitë e Allahut, qoftë obligim adhurimi, qoftë lejim ose ndalim (kallali- haram) ndaj çështjeve e sendeve. Madje sipas këtij urdhëri, kuptohet se nuk guxon as të anohet kah zullumqarët dhe veprat e tyre, e lëre më të veprohet siç veprojnë ata. Përmendet falja e namazit që është një nga shtyllat më të forta në fë, pas besimit dhe koha e faljes së tij gjatë ditës e natës, e përfundon ajeti duke na përkujtuar se punët e mira, siç është së pari namazi, e edhe të tjera, ndikojnë dhe ndihmojnë në shlyerjen, faljen e gabimeve. Pejgamberi ka thënë: “Namazi deri në namaz, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazan shlyejnë mëkatet e atyre që janë ruajtur prej gjynaheve të mëdha”. Dënimi i Zotit nuk e godet kurrë një vend nëse banorët e tij janë në rrugë të drejtë. Sikur dëshira e Zotit të ishte që njerëzit të jenë të një ideje e një feje, ata do të ishin ashtu. Njerëzit do të jenë të shpërndarë në lloj-lloj besimesh e idesh të gabuara, me përjashtim të atyre që i ka arritur mëshira e Zotit dhe kanë gjetur të vërtetën. E derisa Zoti është betuar se do ta mbushë xhehenemin me exhinë e njerëz, fjala e Tij është e pathyeshme, andaj njerëzit bredhin pas të këqiave derisa të meritojnë xhehenemin. Të fshehtën, kudo që të jetë dhe kurdo që do të ngjajë, e di vetëm Zoti, e di edhe fundin e gëzuar ose të mjeruar për çdo njeri, por ajo është punë e Tij, e punë jona është: ta adhurojmë vetëm Atë, t'i dorëzohemi vetëm Atij, e Ai është mëshirues i mëshiruesve. Me ndihmën c Zotit xh.sh. përfundoi përkthimi i kësaj kaptine. Lavdëruar qoftë Allahut