وَمِن ءايٰتِهِ أَن تَقومَ السَّماءُ وَالأَرضُ بِأَمرِهِ ثُمَّ إِذا دَعاكُم دَعوَةً مِنَ الأَرضِ إِذا أَنتُم تَخرُجونَ
٢٥ وَلَهُ مَن فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ كُلٌّ لَهُ قٰنِتونَ
٢٦ وَهُوَ الَّذى يَبدَؤُا۟ الخَلقَ ثُمَّ يُعيدُهُ وَهُوَ أَهوَنُ عَلَيهِ وَلَهُ المَثَلُ الأَعلىٰ فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَهُوَ العَزيزُ الحَكيمُ
٢٧ ضَرَبَ لَكُم مَثَلًا مِن أَنفُسِكُم هَل لَكُم مِن ما مَلَكَت أَيمٰنُكُم مِن شُرَكاءَ فى ما رَزَقنٰكُم فَأَنتُم فيهِ سَواءٌ تَخافونَهُم كَخيفَتِكُم أَنفُسَكُم كَذٰلِكَ نُفَصِّلُ الـٔايٰتِ لِقَومٍ يَعقِلونَ
٢٨ بَلِ اتَّبَعَ الَّذينَ ظَلَموا أَهواءَهُم بِغَيرِ عِلمٍ فَمَن يَهدى مَن أَضَلَّ اللَّهُ وَما لَهُم مِن نٰصِرينَ
٢٩ فَأَقِم وَجهَكَ لِلدّينِ حَنيفًا فِطرَتَ اللَّهِ الَّتى فَطَرَ النّاسَ عَلَيها لا تَبديلَ لِخَلقِ اللَّهِ ذٰلِكَ الدّينُ القَيِّمُ وَلٰكِنَّ أَكثَرَ النّاسِ لا يَعلَمونَ
٣٠ مُنيبينَ إِلَيهِ وَاتَّقوهُ وَأَقيمُوا الصَّلوٰةَ وَلا تَكونوا مِنَ المُشرِكينَ
٣١ مِنَ الَّذينَ فَرَّقوا دينَهُم وَكانوا شِيَعًا كُلُّ حِزبٍ بِما لَدَيهِم فَرِحونَ
٣٢ 25 Nga argumentet e Tij është, që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një thirrje prej tokës ju menjëherë dilni.
26 E Tij është ç’ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
27 Dhe Ai është, që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti.
28 Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të (në përdorimin e saj), e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë), si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu ua sqarojmë faktet njerëzve, që janë të zotët e mendjes.
29 Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë padrejtësi vetes, pa ndonjë fakt të dijes shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
30 Përqendro veten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe) feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
31 (përqendrohuni në atë fe) Të kthyer sinqerisht tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët,
32 të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
Komentimi
për në xhennet, ose, ruana Zot, për në xhehenem. Njerëzit janë të obliguar të madhërojnë, ta lartësojnë dhe t'i shprehin falënderim Zotit, çdo mëngjes e çdo mbrëmje, natën e ditën, sepse vetëm Ai ka fuqi ta nxjerrë të gjallin prej të vdekurit dhe anasjelltas dhe t'i nxjerrë njerëzit prej varrezave në ditën e mahsherit dhe t'i vëjë para vete e t'u japë atë që u ka premtuar.
£ Nga faktet që dokumentojnë për fuqinë e përsosur dhe për madhërinë e pakufishme të Zotit janë: krijimi i njeriut të parë prej dheut, e pastaj përmes proceseve të zhvillimit: krijimi i njerëzve që veprojnë në lëmenjë të ndryshëm të jetës së tyre, që janë të dalluar nga dituria, bukuria, pasuria fatbardhësia etj: krijimi i gjinisë tjetër prej llojit të njeriut: krijimi i qiejve e i tokës, i njerëzve të gjuhëve të ndryshme dhe të racave të ndryshme, i natës për gjumë e i ditës për punë, i vetëtimës që të mbjellë frikën e rrufesë dhe shpresë për shi, i stabilizimit të qiejve e tokës, e edhe i ringjalljes pas vdekjes. Pas të gjitha këtyre fakteve, të cilat argumentojnë sundimin e Zotit ndaj çdo sendi, idhujtarët nuk qenë në gjendje ta kuptojnë ringjalljen, edhe pse në sy të njeriut duket më e vështirë shpikja e parë se sa përsëritja, por për Zotin nuk ka kurrfarë vështirësie. Njerëzit vetë nuk do të pranonin që robi të jetë i barabartë me zotëriun, e si u merr mendja që krijesat, çfarëdo qofshin, t'i konsiderojnë për zota dhe t'ia barazojnë Zotit” Duhet lënë manash bestytnitë e injorantëve, e duhet përqëndruar fuqishëm në fenë e Allahut,