وَما هٰذِهِ الحَيوٰةُ الدُّنيا إِلّا لَهوٌ وَلَعِبٌ وَإِنَّ الدّارَ الـٔاخِرَةَ لَهِىَ الحَيَوانُ لَو كانوا يَعلَمونَ
٦٤ فَإِذا رَكِبوا فِى الفُلكِ دَعَوُا اللَّهَ مُخلِصينَ لَهُ الدّينَ فَلَمّا نَجّىٰهُم إِلَى البَرِّ إِذا هُم يُشرِكونَ
٦٥ لِيَكفُروا بِما ءاتَينٰهُم وَلِيَتَمَتَّعوا فَسَوفَ يَعلَمونَ
٦٦ أَوَلَم يَرَوا أَنّا جَعَلنا حَرَمًا ءامِنًا وَيُتَخَطَّفُ النّاسُ مِن حَولِهِم أَفَبِالبٰطِلِ يُؤمِنونَ وَبِنِعمَةِ اللَّهِ يَكفُرونَ
٦٧ وَمَن أَظلَمُ مِمَّنِ افتَرىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَو كَذَّبَ بِالحَقِّ لَمّا جاءَهُ أَلَيسَ فى جَهَنَّمَ مَثوًى لِلكٰفِرينَ
٦٨ وَالَّذينَ جٰهَدوا فينا لَنَهدِيَنَّهُم سُبُلَنا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ المُحسِنينَ
٦٩ 64 Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin.
65 (Idhujtarët e dinë për Allahun pse) Kur hipin ata në anije (iu këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, ja, po ata të njëjtit lusin idhujt!
66 Po le t’i përbuzin ato të mira, që ua dhamë dhe le të kënaqen (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
67 A nuk e kanë vërejtur ata, se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e Allahut i përbuzin?
68 E kush është më mizor, se ai që shpif gënjeshtër ndaj Allahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t’i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
69 E ata, që luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim, se Allahu është në krahun e bamirësve.
Komentimi
Derisa mohuesit e Kur'anit të shpallur prej Zotit, nuk kishin kurrfarë argumenti për dyshim, Zoti u tërhoqi vërejtjen për ndëshkimin e ashpër, të cilin do ta përjetojnë, e besimtarëve u tha: Ju jeni robët e mi të dashur, mos keni frikë për idare, e as prej vdekjes, pse vdekja është dukuri e pashmangshme. Kudo që të jeshë, në vendlindje ose në mërgim, ajo e godit secilin njeri, e për sa i përket idares, ju duhet të kuptoni se ka shumë gjallesa që nuk dinë të mendojnë për të, e nuk e sigurojnë ate as nuk janë të afta ta sigurojnë, po Allahu i furnizon të gjitha ato, pra edhe juve, andaj mos iu frikësoni varfërisë. Idhujtarët e dinin për Allahun, por adhuronin edhe idhuj, duke menduar se ata do t'i afrojnë dhe ndërmjetësojnë te Zoti.
£ Dynjaja është jetë mashtruese, sepse ajo kalon shumë shpejt, ashtu siç luajnë fëmijët për një kohë të shkurtër e pastaj shpërndahen. Idhujtarët e dinin se Allahu krijoi çdo gjë, Ai lëshon shiun prej së larti, e dinin edhe kur ishin në anije, e valët e detit tronditnin atë dhe i frikësoheshin përmbytjes, andaj sinqerisht i luteshin Zotit, duke mos u shkuar mendja te idhujt: mirëpo, kur shpëtonin e dilnin në tokë, e vazhdonin atë besim të tyre të kotë, harronin të mirat e Zotit. Harronin edhe atë se Zoi e bëri vend të shenjtë Mekën, e ndaloi luftën dhe çdo gjë të keqe në rrethin e saj, ashtu që njerëzit ishin të sigurt në të, kurse banorët e saj edhe mëtej lutnin idhujt. A nuk është xhehenemi meritë e vetë atyre) Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “Ankebutë”. Falënderuar qoftë Allahut