فَتَعٰلَى اللَّهُ المَلِكُ الحَقُّ وَلا تَعجَل بِالقُرءانِ مِن قَبلِ أَن يُقضىٰ إِلَيكَ وَحيُهُ وَقُل رَبِّ زِدنى عِلمًا
١١٤ وَلَقَد عَهِدنا إِلىٰ ءادَمَ مِن قَبلُ فَنَسِىَ وَلَم نَجِد لَهُ عَزمًا
١١٥ وَإِذ قُلنا لِلمَلٰئِكَةِ اسجُدوا لِـٔادَمَ فَسَجَدوا إِلّا إِبليسَ أَبىٰ
١١٦ فَقُلنا يٰـٔادَمُ إِنَّ هٰذا عَدُوٌّ لَكَ وَلِزَوجِكَ فَلا يُخرِجَنَّكُما مِنَ الجَنَّةِ فَتَشقىٰ
١١٧ إِنَّ لَكَ أَلّا تَجوعَ فيها وَلا تَعرىٰ
١١٨ وَأَنَّكَ لا تَظمَؤُا۟ فيها وَلا تَضحىٰ
١١٩ فَوَسوَسَ إِلَيهِ الشَّيطٰنُ قالَ يٰـٔادَمُ هَل أَدُلُّكَ عَلىٰ شَجَرَةِ الخُلدِ وَمُلكٍ لا يَبلىٰ
١٢٠ فَأَكَلا مِنها فَبَدَت لَهُما سَوءٰتُهُما وَطَفِقا يَخصِفانِ عَلَيهِما مِن وَرَقِ الجَنَّةِ وَعَصىٰ ءادَمُ رَبَّهُ فَغَوىٰ
١٢١ ثُمَّ اجتَبٰهُ رَبُّهُ فَتابَ عَلَيهِ وَهَدىٰ
١٢٢ قالَ اهبِطا مِنها جَميعًا بَعضُكُم لِبَعضٍ عَدُوٌّ فَإِمّا يَأتِيَنَّكُم مِنّى هُدًى فَمَنِ اتَّبَعَ هُداىَ فَلا يَضِلُّ وَلا يَشقىٰ
١٢٣ وَمَن أَعرَضَ عَن ذِكرى فَإِنَّ لَهُ مَعيشَةً ضَنكًا وَنَحشُرُهُ يَومَ القِيٰمَةِ أَعمىٰ
١٢٤ قالَ رَبِّ لِمَ حَشَرتَنى أَعمىٰ وَقَد كُنتُ بَصيرًا
١٢٥ 114 I Lartë është Allahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”
115 Ne i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra tek ai nuk gjetëm vendosmëri.
116 Përkujto kur Ne iu thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi”.
117 E Ne i thamë: “O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga xheneti, e të të vërë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".
118 Ti aty (në xhenet) nuk ke për të qenë i uritur, e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
119 Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.
120 Por atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!”
121 Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e filluan ta mbulojnë veten e tyre me gjethe, që i mblidhnin nëpër xhenet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
122 Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
123 Ai (Allahu) iu tha: “Zbritni prej aty, që të gjithë do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse ju vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja), e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".
124 E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër.
125 Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”
Komentimi
Pasi që përshkruhet tregimi për Musain, përmendet se ai tregim i rrëfehet Muhammedit nga ana e Zotit, përmes këtij Kur'ani që është plot këshilla e dituri të dobishme, ndërkaq ai që refuzon mësimet e tij, ai do ta ngarkojë keq veten ditën e kijametit, kështu që kur t'i fryhet surit për ringjallje, ata do të ngriten të shëmtuar, me fytyra të nxira, e sy të mavijosur dhe do të kuptojnë se jeta e kësaj bote nuk ka qenë më shumë se një ditë. Idhujtarët i thonin Muhammedit se ç'mund të bëjë Zoti i tij me këto kodra, me këta shkëmbinj e me këto male, e këtë e bënin në shenjë talljeje. Kur'ani sqaron se ato do të bëhen hi e pluhur, e toka do të jetë e rrafshët, pa asnjë send mbi faqen e saj, ndërsa thirrjes për tubim në vendin e caktuar për gjykim, i përgjigjen të gjithë pa bërë zë. Atë ditë mund të ndërmjetësojnë për shefaat pejgamberët etj., vetëm për atë njeri, për të cilin Zoti lejon. Ata që refuzuan mësimet e Zotit, do të dalin para Tij të turpëruar, sikurse të zënët rob, ndërsa ata që besuan e bënë vepra të mira, do ta gëzojnë në mënyrë të plotë shpërblimin e merituar. Kur'ani përsërit shumë herë vërejtjen për rrezikun nga dënimi në zjarr të xhehenemit, u flet idhujtarëve në gjuhën e tyre, në mënyrë që ata ta kuptojnë atë e të mbledhin mend, se fundi i fundit, madhëria e Allahut është e lartë, Ai udhëheq me gjithçka dhe vetëm Atij i takon adhurimi, e kurrsesi nuk ka nevojë për adhurimin e idhujtarëve, ata shkatërrojnë veten. Thuhet se Muhammedi ngutej dhe lexonte Kur'anin që i shpallej së bashku më Xhibrilin duke ia lexuar