يُرسِلِ السَّماءَ عَلَيكُم مِدرارًا
١١ وَيُمدِدكُم بِأَموٰلٍ وَبَنينَ وَيَجعَل لَكُم جَنّٰتٍ وَيَجعَل لَكُم أَنهٰرًا
١٢ ما لَكُم لا تَرجونَ لِلَّهِ وَقارًا
١٣ أَلَم تَرَوا كَيفَ خَلَقَ اللَّهُ سَبعَ سَمٰوٰتٍ طِباقًا
١٥ وَجَعَلَ القَمَرَ فيهِنَّ نورًا وَجَعَلَ الشَّمسَ سِراجًا
١٦ وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِنَ الأَرضِ نَباتًا
١٧ ثُمَّ يُعيدُكُم فيها وَيُخرِجُكُم إِخراجًا
١٨ وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ الأَرضَ بِساطًا
١٩ لِتَسلُكوا مِنها سُبُلًا فِجاجًا
٢٠ قالَ نوحٌ رَبِّ إِنَّهُم عَصَونى وَاتَّبَعوا مَن لَم يَزِدهُ مالُهُ وَوَلَدُهُ إِلّا خَسارًا
٢١ وَمَكَروا مَكرًا كُبّارًا
٢٢ وَقالوا لا تَذَرُنَّ ءالِهَتَكُم وَلا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلا سُواعًا وَلا يَغوثَ وَيَعوقَ وَنَسرًا
٢٣ وَقَد أَضَلّوا كَثيرًا وَلا تَزِدِ الظّٰلِمينَ إِلّا ضَلٰلًا
٢٤ مِمّا خَطيـٰٔتِهِم أُغرِقوا فَأُدخِلوا نارًا فَلَم يَجِدوا لَهُم مِن دونِ اللَّهِ أَنصارًا
٢٥ وَقالَ نوحٌ رَبِّ لا تَذَر عَلَى الأَرضِ مِنَ الكٰفِرينَ دَيّارًا
٢٦ إِنَّكَ إِن تَذَرهُم يُضِلّوا عِبادَكَ وَلا يَلِدوا إِلّا فاجِرًا كَفّارًا
٢٧ رَبِّ اغفِر لى وَلِوٰلِدَىَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيتِىَ مُؤمِنًا وَلِلمُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ وَلا تَزِدِ الظّٰلِمينَ إِلّا تَبارًا
٢٨ 11 që Ai t’ju lëshojë nga qielli shi me bollëk,
12 e t’ju shumojë pasurinë dhe fëmijët, t’ju bëjë të keni kopshte dhe t’ju japë lumenj.
13 Ç’është me ju që Allahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton,
14 kur Ai ju krijoi në disa etapa?
15 A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
16 Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
17 Dhe Allahu ju shpiku juve prej tokës si bimë.
18 Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish.
19 Allahu juve ua bëri tokën të sheshtë,
20 që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.
21 Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
22 Dhe ata (pasanikët) iu kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.
23 Dhe iu thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
24 Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos iu jep tjetër, por vetëm humbje.
25 Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç Allahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
26 E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
27 Sepse nëse Ti i lë ata, robërit e Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
28 Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos iu shto tjetër, vetëm se dëshpërim".
Komentimi
£ Prej fillimit e deri në mbarim të kësaj sure shtrohet në detaje, se si e thirri Nuhu popullin e vet në rrugë të drejtë, se si u parashtroi fakte për Zotin një e fuqiplotë përmes krijesave dhe të mirave që ua dhuroi njerëzve, e me gjithato përpjekje të tij, ata e kundërshtuan në mënyra të ndryshme, e posaçërisht paria, e cila e mashtronte masën e gjerë, duke i thënë: ““Mos hiqni dorë prej zotave tuajt” Kur'ani këtu i përmend pesë emra të zotave të tyre, të cilët ndër ta ishin më të rëndësishmit. Si duket, idhujtaria, besimi në shumë zota, lajmërohet para Nuhut, e Nuhu dërgohet që ta rikthejë besimin e drejtë, besimin në një Zot, sikurse ka qenë prej Ademit e këndej. Lindja e besimit në shumë zota, ishte rrjedhojë e madhërimit dhe e adhurimit të tepërt të njeriut. Në të vërtetë, mes Ademit dhe Nuhut pati shumë njerëz të mëvonshëm. Mirëpo, me kalimin e kohës, dikujt, me cytje prej dreqit, i shkoi mendja të gdhendin statuja të formave të atyre njerëzve, sa për kujtim, por nuk mbeti ashtu, sepse dalëngadalë ato statuaja në vend të përkujtimit u shndërruan në adhurim, dhe ashtu prej asaj kohe gjithnjë pati njerëz që adhuruan çmos. Nga kjo kuptohet se sa rrezik i madh është kulti i individit derisa në vend që të adhurohet Zoti i madhëruar, adhurohen njerëz që nuk kanë asgjë në dorë, le të jetë edhe pejgamber, e lëre më njerëz të tjerë. Pasi i humb të gjitha shpresat prej atij populli, Nuhu kthehet dhe e mallkon, e Zoti u sjell atyre vërshimin,i cili i çfarosi. Nga kuptimi i ajetit : '' U përmbytën dhe u futën në zjarr...”, dijetarët argumentojnë se dënimi në varr është i vërtetë, pse ata ende nuk e kanë përjetuar zjarrin e ahiretit, e zjarri i përmendur është ai gjatë jetës në varreza.