إِنَّ أَصحٰبَ الجَنَّةِ اليَومَ فى شُغُلٍ فٰكِهونَ
٥٥ هُم وَأَزوٰجُهُم فى ظِلٰلٍ عَلَى الأَرائِكِ مُتَّكِـٔونَ
٥٦ لَهُم فيها فٰكِهَةٌ وَلَهُم ما يَدَّعونَ
٥٧ سَلٰمٌ قَولًا مِن رَبٍّ رَحيمٍ
٥٨ وَامتٰزُوا اليَومَ أَيُّهَا المُجرِمونَ
٥٩ أَلَم أَعهَد إِلَيكُم يٰبَنى ءادَمَ أَن لا تَعبُدُوا الشَّيطٰنَ إِنَّهُ لَكُم عَدُوٌّ مُبينٌ
٦٠ وَأَنِ اعبُدونى هٰذا صِرٰطٌ مُستَقيمٌ
٦١ وَلَقَد أَضَلَّ مِنكُم جِبِلًّا كَثيرًا أَفَلَم تَكونوا تَعقِلونَ
٦٢ هٰذِهِ جَهَنَّمُ الَّتى كُنتُم توعَدونَ
٦٣ اصلَوهَا اليَومَ بِما كُنتُم تَكفُرونَ
٦٤ اليَومَ نَختِمُ عَلىٰ أَفوٰهِهِم وَتُكَلِّمُنا أَيديهِم وَتَشهَدُ أَرجُلُهُم بِما كانوا يَكسِبونَ
٦٥ وَلَو نَشاءُ لَطَمَسنا عَلىٰ أَعيُنِهِم فَاستَبَقُوا الصِّرٰطَ فَأَنّىٰ يُبصِرونَ
٦٦ وَلَو نَشاءُ لَمَسَخنٰهُم عَلىٰ مَكانَتِهِم فَمَا استَطٰعوا مُضِيًّا وَلا يَرجِعونَ
٦٧ وَمَن نُعَمِّرهُ نُنَكِّسهُ فِى الخَلقِ أَفَلا يَعقِلونَ
٦٨ وَما عَلَّمنٰهُ الشِّعرَ وَما يَنبَغى لَهُ إِن هُوَ إِلّا ذِكرٌ وَقُرءانٌ مُبينٌ
٦٩ لِيُنذِرَ مَن كانَ حَيًّا وَيَحِقَّ القَولُ عَلَى الكٰفِرينَ
٧٠ 55 Ata të xhenetit tashti janë të angazhuar me kënaqësi.
56 Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57 Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58 Kanë “Selam”, thënie e Zotit Mëshirues!
59 E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
60 O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë, që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61 (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62 Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63 Ky është xhehenemi që juve u premtohej.
64 Hyni tashti në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
65 Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
66 E sikur të duam Ne do t’ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
67 Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin, as para, as prapa.
68 E atij që i japim të jetojë gjatë, e dobësojmë në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
69 Ne, as nuk ia mësuam atij (Muhamedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kuran i qartë,
70 për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër), dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
Komentimi
£ Idhujtarët, përveç që nuk besonin bënin tallje e thoshin kur do të vijë kijameti. Zoti u tha se do t'ju vijë papritmas dhe shpejt sa nuk do të kenë kohë as t'i lënë dikujt ndonjë amanet, e as ta shohin familjen e tyre. Pastaj do t'i fryhet Surit, e ju shpejt do të paraqiteni te Unë, por do ta mjeroni veten pse nuk mbetët në varreza. E ky është ai premtimi që talleshit. Xhennetlinjtë janë në vendet e tyre të këndshme, kënaqen me të mirat e tij, por kënaqësinë më të madhe do ta përjetojnë kur Zoti Mëshirues u prezentohet dhe u jep selam. Pejgamberi ka thënë: “Duke qenë xhennetlinjtë të preokupuar më kënaqësitë e xhennetit, u paraqitet një dritë, ngrisin kokat, kur qe, Zoti i madhërishëm u thotë: Es Selamu alejkum, o xhennetlinj, Ai i shikon ata dhe ata e shikojnë Atë, nuk u shkojnë sytë tjetërkah derisa të largohet prej tyre, por mbetet drita e Tij, gëzimi ndaj Tij në vendin e tyre. Atë ditë mëkatarëve u thuhet veçohuni prej besimtarëve, pse ju e dëgjuat shejtanin, edhe pse u pata porositur dhe treguar se ai është armik i juaj, se ka humbur shumë të tjerë më parë, u thashë se e vetmja rrugë e shpëtimit është njohja dhe adhurimi ndaj Meje. Tash pra, shijoni dënimin. Gjymtyrët tuaja nuk janë tash nën sundimin tuaj, Ne komandojmë me to, na flasin duart, na dëshmojnë këmbët, e ju vetëm do të heshtni. Ne u dhamë të gjitha gjymtyrët e shëndosha, por ju i keqpërdorët. Ne kemi pasur mundësi t'ju bëjmë të gjymtë, të verbër, t'ju japim të jetoni shumë, por ju kthejmë në atë krijimin e parë, ju bëjmë sërish fëmijë. Kjo është fuqia Jonë të cilën është dashur ta kuptonit