وَءاتىٰكُم مِن كُلِّ ما سَأَلتُموهُ وَإِن تَعُدّوا نِعمَتَ اللَّهِ لا تُحصوها إِنَّ الإِنسٰنَ لَظَلومٌ كَفّارٌ
٣٤ وَإِذ قالَ إِبرٰهيمُ رَبِّ اجعَل هٰذَا البَلَدَ ءامِنًا وَاجنُبنى وَبَنِىَّ أَن نَعبُدَ الأَصنامَ
٣٥ رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضلَلنَ كَثيرًا مِنَ النّاسِ فَمَن تَبِعَنى فَإِنَّهُ مِنّى وَمَن عَصانى فَإِنَّكَ غَفورٌ رَحيمٌ
٣٦ رَبَّنا إِنّى أَسكَنتُ مِن ذُرِّيَّتى بِوادٍ غَيرِ ذى زَرعٍ عِندَ بَيتِكَ المُحَرَّمِ رَبَّنا لِيُقيمُوا الصَّلوٰةَ فَاجعَل أَفـِٔدَةً مِنَ النّاسِ تَهوى إِلَيهِم وَارزُقهُم مِنَ الثَّمَرٰتِ لَعَلَّهُم يَشكُرونَ
٣٧ رَبَّنا إِنَّكَ تَعلَمُ ما نُخفى وَما نُعلِنُ وَما يَخفىٰ عَلَى اللَّهِ مِن شَىءٍ فِى الأَرضِ وَلا فِى السَّماءِ
٣٨ الحَمدُ لِلَّهِ الَّذى وَهَبَ لى عَلَى الكِبَرِ إِسمٰعيلَ وَإِسحٰقَ إِنَّ رَبّى لَسَميعُ الدُّعاءِ
٣٩ رَبِّ اجعَلنى مُقيمَ الصَّلوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتى رَبَّنا وَتَقَبَّل دُعاءِ
٤٠ رَبَّنَا اغفِر لى وَلِوٰلِدَىَّ وَلِلمُؤمِنينَ يَومَ يَقومُ الحِسابُ
٤١ وَلا تَحسَبَنَّ اللَّهَ غٰفِلًا عَمّا يَعمَلُ الظّٰلِمونَ إِنَّما يُؤَخِّرُهُم لِيَومٍ تَشخَصُ فيهِ الأَبصٰرُ
٤٢ 34 Dhe Ai ju dha gjithë atë që kërkuat (që kërkoi nevoja juaj), dhe edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër) ato. Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
35 (Përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
36 Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
37 Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty), që ta falin namazin, pra bëj që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe për të falënderuar me mirënjohje furnizoji ata me fruta.
38 Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
39 Falënderimi i qoftë Allahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
40 O Zoti im! Më bëj mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë!
41 Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua dhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
42 E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata për një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
Komentimi
£ Pas rrëfimit për gjendjen e atyre të dënuarve me xhehenem dhe të shpërblyerve me xhennet, Zoti xh. sh. sjell shembull konkret për atë që beson dhe atë që nuk beson. Fjala e mirë është: La ilahe il lellah, sipas shumicës së komentatorëve, e sipas disa të tjerëve është çdo fjalë e mirë si: hamd, tesbih, istigfar, tevbe, dhe këshillim për rrugën e drejtë. Fjala e mirë, në të vërtetë, personi i fjalës së mirë është si pema që kur nuk i ndërpren frutat, që është stabile, e e fortë, nuk luhatet e nuk shkulet nga rënja. Ashtu duhet të jetë besimtari, gjithnjë i dobishëm, i vendosur. E ai që është i dobët, i përngjanë pemës me rrënjë të dobëta, që lehtë shkulet dhe vyshket. Në ajetin njëzet e shtatë thuhet: Allahu forcon..., fjala është se besimtari vazhdimisht gjatë tërë jetës është i vendosur në besimin e tij të drejt, e me fjalën: Ahiret është qëllimi i forcimit me fjalën e drejtë, me shehadet në varr. Të këtij mendimi janë xhumhuri i mufesirinëve e të mbështetur në hadithin e Pejgamberit, të cilin e shënoi Buhariu, Muslimi etj., sipas të cilit Pejgamberi ka thënë:'“Kur pyetet myslimani në varr dëshmon: La ilahe il lellah Muhammedun resulullah”'. Vari është marrë si rregull i përgjithshëm, ngase shumica e njerëzve varrosen, për ndryshe, çdo njeri merret në pyetje pas vdekjes, pa marrë parasysh se është varrosur apo jo. Allahu i lë të humbur vetëm zullumqarët, pse zullumqarët janë ata të cilët çdo punë, sjellje, ide, e vëjnë kundër qëllimit të saj të drejtë, pra të mirën e shndërrojnë në të keqe. SH