اليَومَ تُجزىٰ كُلُّ نَفسٍ بِما كَسَبَت لا ظُلمَ اليَومَ إِنَّ اللَّهَ سَريعُ الحِسابِ
١٧ وَأَنذِرهُم يَومَ الـٔازِفَةِ إِذِ القُلوبُ لَدَى الحَناجِرِ كٰظِمينَ ما لِلظّٰلِمينَ مِن حَميمٍ وَلا شَفيعٍ يُطاعُ
١٨ يَعلَمُ خائِنَةَ الأَعيُنِ وَما تُخفِى الصُّدورُ
١٩ وَاللَّهُ يَقضى بِالحَقِّ وَالَّذينَ يَدعونَ مِن دونِهِ لا يَقضونَ بِشَىءٍ إِنَّ اللَّهَ هُوَ السَّميعُ البَصيرُ
٢٠ أَوَلَم يَسيروا فِى الأَرضِ فَيَنظُروا كَيفَ كانَ عٰقِبَةُ الَّذينَ كانوا مِن قَبلِهِم كانوا هُم أَشَدَّ مِنهُم قُوَّةً وَءاثارًا فِى الأَرضِ فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنوبِهِم وَما كانَ لَهُم مِنَ اللَّهِ مِن واقٍ
٢١ ذٰلِكَ بِأَنَّهُم كانَت تَأتيهِم رُسُلُهُم بِالبَيِّنٰتِ فَكَفَروا فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ إِنَّهُ قَوِىٌّ شَديدُ العِقابِ
٢٢ وَلَقَد أَرسَلنا موسىٰ بِـٔايٰتِنا وَسُلطٰنٍ مُبينٍ
٢٣ إِلىٰ فِرعَونَ وَهٰمٰنَ وَقٰرونَ فَقالوا سٰحِرٌ كَذّابٌ
٢٤ فَلَمّا جاءَهُم بِالحَقِّ مِن عِندِنا قالُوا اقتُلوا أَبناءَ الَّذينَ ءامَنوا مَعَهُ وَاستَحيوا نِساءَهُم وَما كَيدُ الكٰفِرينَ إِلّا فى ضَلٰلٍ
٢٥ 17 Sot shpërblehet çdo njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, Allahu llogarit shpejt.
18 Ti tërhiqju atyre vërejtjen për Ditën e Kijametit, kur zemrat të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka, as mik, e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
19 Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
20 Allahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. Allahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
21 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre, që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta, e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po Allahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të Allahut.
22 E ai (dënim ishte), për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, prandaj Allahu i shkatërroi. Ai vërtet është i Fuqishëm, Ndëshkues i ashpër.
23 Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
24 te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjeshtar!”
25 Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Vritni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”.
Komentimi
edhe për familjet e tyre, ashtu që të jenë edhe më të kënaqur kur t'i kenë pranë vetes. Melaiket janë kujdestarë të Arshit dhe të çdo gjëje, ata rregullojnë të gjitha çështjet në ekzistencë sipas urdhërit të Zotit. Idhujtarët nuk deshën ta besojnë Zotin një, sa ishin në këtë jetë, andaj kundër vetes tërhoqën urrejtjen e Zotit, e kot është mjerimi kur ta shohin dënimin. Dy vdekje janë: të vdekur para se të lindën dhe kur merr fund jeta në këtë botë. Dy ngjallje janë: kur njeriu lindet dhe kur ringjallet pas kësaj jete. Idhujtarët është dashur ta dinë sa ishin në dynja, se vetëm Zoti është Ai që komandon me çdo gjë, e jo idhujt, pendimi i tyre në botën tjetër është i kotë.
Allahu, nga mëshira e vet, u ka mundësuar njerëzve t'i shohin dhe t'i zbulojnë faktet, të cilat argumentojnë për fuqinë e Tij të pakufishme, por çdo sy dhe çdo mendje nuk është në gjendje t'i shohë e as t'i kuptojë ato, andaj besimtarët, të cilët ia njohin cilësitë e Zotit, le ta adhurojnë Atë sinqerisht edhe pse të tjerëve u vjen keq për atë adhurim. Zoti, që është sunduesi më i lartë, i zoti i Arshit, ia jep shpalljen atij që do, e urdhëron që t'u tërheqë vërejtjen për ditën e kijametit, për ditën që i tërë sundimi është në duart e Tij, e mëkatarëve do t'u vijë shpirti në fyt nga frika e dëshprimi, pse Zotit nuk mund t'i fshihet asgjë dhe para drejtësisë së Tij çdokush do të jetë i gjunjëzuar. Arshi i Zotit përmendet në shumë vende në Kur'an, ai ësht fron i Zotit, por si dhe çfarë është ai, ne nuk jemi në gjendje ta përshkruajmë, nuk jemi në gjendje t'i përshkruajmë fronet e sunduesve të botës, e po jemi për atë të Zotit)1 E, besojmë ashtu si thuhet në Kur'an, ngase mendja e njeriut nuk është në gjendje të depërtojë deri në një aso fshehtësie, andaj, çdo shpjegim rreth Arshit të Zotit, i cili nuk është i mbështetur në ndonjë thënie të Pejgamberit, është vetëm hamendje.