أَفتَرىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَم بِهِ جِنَّةٌ بَلِ الَّذينَ لا يُؤمِنونَ بِالـٔاخِرَةِ فِى العَذابِ وَالضَّلٰلِ البَعيدِ
٨ أَفَلَم يَرَوا إِلىٰ ما بَينَ أَيديهِم وَما خَلفَهُم مِنَ السَّماءِ وَالأَرضِ إِن نَشَأ نَخسِف بِهِمُ الأَرضَ أَو نُسقِط عَلَيهِم كِسَفًا مِنَ السَّماءِ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَـٔايَةً لِكُلِّ عَبدٍ مُنيبٍ
٩ وَلَقَد ءاتَينا داوۥدَ مِنّا فَضلًا يٰجِبالُ أَوِّبى مَعَهُ وَالطَّيرَ وَأَلَنّا لَهُ الحَديدَ
١٠ أَنِ اعمَل سٰبِغٰتٍ وَقَدِّر فِى السَّردِ وَاعمَلوا صٰلِحًا إِنّى بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ
١١ وَلِسُلَيمٰنَ الرّيحَ غُدُوُّها شَهرٌ وَرَواحُها شَهرٌ وَأَسَلنا لَهُ عَينَ القِطرِ وَمِنَ الجِنِّ مَن يَعمَلُ بَينَ يَدَيهِ بِإِذنِ رَبِّهِ وَمَن يَزِغ مِنهُم عَن أَمرِنا نُذِقهُ مِن عَذابِ السَّعيرِ
١٢ يَعمَلونَ لَهُ ما يَشاءُ مِن مَحٰريبَ وَتَمٰثيلَ وَجِفانٍ كَالجَوابِ وَقُدورٍ راسِيٰتٍ اعمَلوا ءالَ داوۥدَ شُكرًا وَقَليلٌ مِن عِبادِىَ الشَّكورُ
١٣ فَلَمّا قَضَينا عَلَيهِ المَوتَ ما دَلَّهُم عَلىٰ مَوتِهِ إِلّا دابَّةُ الأَرضِ تَأكُلُ مِنسَأَتَهُ فَلَمّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ الجِنُّ أَن لَو كانوا يَعلَمونَ الغَيبَ ما لَبِثوا فِى العَذابِ المُهينِ
١٤ 8 A është duke krijuar gënjeshtër ndaj Allahut, apo e ka kapur çmenduria?” Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tashti janë në humbje të pambarim.
9 A nuk e shohin qiellin e tokën, që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shembim tokën me ta ose lëshojmë mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim, se në këtë ka argument për secilin njeri, që kthen mendjen te Zoti.
10 Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
11 (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thuri me saktësi ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë e vëzhgoj atë që ju punoni.
12 Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën, që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t'i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët, që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t'ia shijojmë zjarrin e fortë.
13 I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
14 E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai për xhinët u bë e qartë, se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
Komentimi
£ Pesë kaptina fillojnë me ““Elhamdu Lil-Lahi...” Një prej tyre është kjo dhe falënderimi që i takon Allahut të madhëruar, ka të bëjë edhe me të mirat e kësaj bote, ndërsa falënderim i posaçëm i bëhet në botën tjetër, kur besimtarët e sinqertë gjejnë kënaqësinë që ua dhuron, por falënderimi ndaj Tij në këtë botë është obligim për njerëzit, e falënderimi që do t'i shprehet në botën tjetër është nga gëzimi. Edhe në këtë kaptinë Muhammedi urdhërohet të betohet në Zotin se do të vijë kijameti, do të ringjallen njerëzit dhe se do të përgjigjen për vepra. Eshtë menduar se pjesa e imtë e materies është atomi, e këtu, në këtë kaptinë, e gjejmë fjalën e Zotit që iu kumtua Muhammedit para katërmbëdhjetë shekujsh se ka pjesë edhe më të imëta që nuk mund t'i shohë njeriu në asnjë mënyrë, e ka edhe aq të mëdha sa që prapë njeriu nuk mund t'i përfshijë me shikimin e vet. Këtë thënie, tash e ka vërtetuar shkenca. Pra asjnë vepër, fjalë a send, nuk është që nuk ka efektin e vet pozitiv ose negativ, e njeriu do të përgjigjet për të gjitha. E mu këtu qëndron shkaku, pse kriminelët donin të talleshin me Muhammedin, kur ai u shpjegonte se do të ringjallen e do të përgjigjen. Kriminelët nuk mendonin se qiej e tokë janë krijime të Zotit, pra janë të rrethuar prej fuqisë së Tij nga të gjitha anët, e Ai ka fuqi t'i ringjallë.
Davudin e kishte graduar Allahu, duke e bërë pejgamber, duke i dhënë librin Zebur, duke i nënshtruar malet dhe shpezët që së bashku me të i luteshin Zotit duke e pëlqyer zërin e tij, duke