وَإِذ قالَ عيسَى ابنُ مَريَمَ يٰبَنى إِسرٰءيلَ إِنّى رَسولُ اللَّهِ إِلَيكُم مُصَدِّقًا لِما بَينَ يَدَىَّ مِنَ التَّورىٰةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسولٍ يَأتى مِن بَعدِى اسمُهُ أَحمَدُ فَلَمّا جاءَهُم بِالبَيِّنٰتِ قالوا هٰذا سِحرٌ مُبينٌ
٦ وَمَن أَظلَمُ مِمَّنِ افتَرىٰ عَلَى اللَّهِ الكَذِبَ وَهُوَ يُدعىٰ إِلَى الإِسلٰمِ وَاللَّهُ لا يَهدِى القَومَ الظّٰلِمينَ
٧ يُريدونَ لِيُطفِـٔوا نورَ اللَّهِ بِأَفوٰهِهِم وَاللَّهُ مُتِمُّ نورِهِ وَلَو كَرِهَ الكٰفِرونَ
٨ هُوَ الَّذى أَرسَلَ رَسولَهُ بِالهُدىٰ وَدينِ الحَقِّ لِيُظهِرَهُ عَلَى الدّينِ كُلِّهِ وَلَو كَرِهَ المُشرِكونَ
٩ يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا هَل أَدُلُّكُم عَلىٰ تِجٰرَةٍ تُنجيكُم مِن عَذابٍ أَليمٍ
١٠ تُؤمِنونَ بِاللَّهِ وَرَسولِهِ وَتُجٰهِدونَ فى سَبيلِ اللَّهِ بِأَموٰلِكُم وَأَنفُسِكُم ذٰلِكُم خَيرٌ لَكُم إِن كُنتُم تَعلَمونَ
١١ يَغفِر لَكُم ذُنوبَكُم وَيُدخِلكُم جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ وَمَسٰكِنَ طَيِّبَةً فى جَنّٰتِ عَدنٍ ذٰلِكَ الفَوزُ العَظيمُ
١٢ وَأُخرىٰ تُحِبّونَها نَصرٌ مِنَ اللَّهِ وَفَتحٌ قَريبٌ وَبَشِّرِ المُؤمِنينَ
١٣ يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا كونوا أَنصارَ اللَّهِ كَما قالَ عيسَى ابنُ مَريَمَ لِلحَوارِيّـۧنَ مَن أَنصارى إِلَى اللَّهِ قالَ الحَوارِيّونَ نَحنُ أَنصارُ اللَّهِ فَـٔامَنَت طائِفَةٌ مِن بَنى إِسرٰءيلَ وَكَفَرَت طائِفَةٌ فَأَيَّدنَا الَّذينَ ءامَنوا عَلىٰ عَدُوِّهِم فَأَصبَحوا ظٰهِرينَ
١٤ 6 Dhe kur Isai, biri i Merjemes tha: “O Beni Israilë, unë jam i Dërguar i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit, që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar, që do të vijë pas meje emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai iu erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.
7 E kush është më mizor, se ai që për Allahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po Allahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
8 Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
9 Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
10 O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme, që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
11 T’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
12 Ai (Allahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhenetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
13 Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej Allahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët!
14 O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të Allahut, si Isai, biri i Merjemes, që havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) iu pat thënë: “Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e Allahut?” Havarijunët i thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së Allahut!” E një grup prej Beni Israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
Komentimi
Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj. Gjëja më e përbuzur tek Allahu është mospërputhja e fjalëve me vepra. Si duket kjo është një vërejtje e madhe ndaj besimtarëve, të cilët thoshin se do të dëshironin të dinin se cila vepër është më e dashura tek Allahu dhe për atë vepër do ta flijonin edhe pasurinë edhe shpirtin. Kur u ftuan në luftë kundër armikut të Zotit dhe të tyre, disa nuk e pëlqyen luftën, andaj u bëhet ky qortim. Por nuk duhet kuptuar se ky qortim ka pasur të bëjë vetëm me ta: ky është parim islam, sipas të cilit, njeriu është i obliguar ta zbatojë premtimin, ta realizojë atë që flet. Pejgamberi ka thënë: “Simptomet e munafikut janë tri: kur premton e thyen premtimin, kur flet diç gënjen dhe kur i besohet diç, bën hilet” Populli i Musait e shqetësonte duke i shpifur: është i sëmurë prej bruhut, shko ti e lufto me Zotin tënd, kurse ne po rrimë këtu, bëna një zot si viçi i atyre që e adhuronin, e përgatitën një grua që i shpifi për amoralitet. Një popull i tillë nuk e meritoi ndihmën e Zotit për udhëzim në rrugë të drejtë. Isai nuk e thërret atë popull: ““O populli im”, sikurse e thirri Musai, sepse Isai nuk ishte i origjinës së tyre, nuk kishte babë nga ata, andaj i thërret: “O beni israilë”. Ai u thotë se jam i dërguar i Zotit, i besoi librat e mëparshëm dhe ju sjell një lajm të gëzueshëm se pas meje do të vijë një pejgamber Ahmed - falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj Zotit. Por kur u solli argumente e mrekulli, ata i thanë se këto janë magji. 1 thanë —