قُل كونوا حِجارَةً أَو حَديدًا
٥٠ أَو خَلقًا مِمّا يَكبُرُ فى صُدورِكُم فَسَيَقولونَ مَن يُعيدُنا قُلِ الَّذى فَطَرَكُم أَوَّلَ مَرَّةٍ فَسَيُنغِضونَ إِلَيكَ رُءوسَهُم وَيَقولونَ مَتىٰ هُوَ قُل عَسىٰ أَن يَكونَ قَريبًا
٥١ يَومَ يَدعوكُم فَتَستَجيبونَ بِحَمدِهِ وَتَظُنّونَ إِن لَبِثتُم إِلّا قَليلًا
٥٢ وَقُل لِعِبادى يَقولُوا الَّتى هِىَ أَحسَنُ إِنَّ الشَّيطٰنَ يَنزَغُ بَينَهُم إِنَّ الشَّيطٰنَ كانَ لِلإِنسٰنِ عَدُوًّا مُبينًا
٥٣ رَبُّكُم أَعلَمُ بِكُم إِن يَشَأ يَرحَمكُم أَو إِن يَشَأ يُعَذِّبكُم وَما أَرسَلنٰكَ عَلَيهِم وَكيلًا
٥٤ وَرَبُّكَ أَعلَمُ بِمَن فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَلَقَد فَضَّلنا بَعضَ النَّبِيّـۧنَ عَلىٰ بَعضٍ وَءاتَينا داوۥدَ زَبورًا
٥٥ قُلِ ادعُوا الَّذينَ زَعَمتُم مِن دونِهِ فَلا يَملِكونَ كَشفَ الضُّرِّ عَنكُم وَلا تَحويلًا
٥٦ أُولٰئِكَ الَّذينَ يَدعونَ يَبتَغونَ إِلىٰ رَبِّهِمُ الوَسيلَةَ أَيُّهُم أَقرَبُ وَيَرجونَ رَحمَتَهُ وَيَخافونَ عَذابَهُ إِنَّ عَذابَ رَبِّكَ كانَ مَحذورًا
٥٧ وَإِن مِن قَريَةٍ إِلّا نَحنُ مُهلِكوها قَبلَ يَومِ القِيٰمَةِ أَو مُعَذِّبوها عَذابًا شَديدًا كانَ ذٰلِكَ فِى الكِتٰبِ مَسطورًا
٥٨ 50 Thuaj: “Edhe nëse të jeni gurë a hekur,
51 ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe (Allahu do t’ju ringjallë)”. Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!” E ata do t’i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ajo gjithsesi është afër!”
52 (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
53 E ti robërve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”.
54 Zoti i juaj e di më së miri gjendjen tuaj, nëse Ai do ju mëshiron, dhe nëse Ai do ju dënon, e ty (Muhamed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t’i fusësh me dhunë në besim).
55 Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij, që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zeburin (shënime).
56 Thuaj: “Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë”.
57 Të tillët që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.
58 Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve), e që Ne nuk do ta shkatërrojmë, ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para Ditës së Kijametit. Kjo është e theksuar në Libër (Levhi Mahfudh).
Komentimi
fajtori, të paguajë gjakun ose t'ia falë. Këtë të drejtë ia ka dhënë Zoti, andaj ai nuk ka të drejtë të tejkalojë kufijtë e drejtësisë. Ndaj pasurisë së jetimit duhet pasur kujdes, duhet ruajtur atë dhe brenda mundësive edhe duhet shtuar. Tregtarët kanë përgjegjësi të madhe nëse bëjnë hile në matjen dhe në peshimin e gjësendeve. Mos thuaj e pashë, pa e parë mirë, e dëgjova ose di pa e ditur mirë, pse për gjithë këtë ke përgjegjësi para Zotit. Mendjemadhësia është e urrejtur edhe prej njerëzve edhe prej Zotit. €€
idhujtarët i urrenin për vete vajzat, e engjëjt që sipas mendimit të tyre ishin femra, ia përshkruanin Zotit bija. Edhe pse Kur'ani u solli atyre shembuj të llojllojshëm për mëvetësinë e Zotit, ata zota, do t'ia merrnin pushtetin Atij, por ata nuk ishin asgjë. Nuk ka qenie as send që nuk e adhuron Zotin, që nuk ia njeh Madhërinë e Tij, që nuk vërteton mëvetësinë e Tij, por derisa ato adhurime nuk janë në gjuhën e njerëzve, ata nuk i kuptojnë. Zotin e madhërojnë: qiejt me kaltërsinë e tyre, bimët me gjelbërimin € tyre, uji me gurgullimin e tij, shpezët me këngën e tyre, dielli me lindjen e me perëndimin e tij, retë me shiun e tyre, të gjitha këto shprehin Madhërinë, fuqinë, urtësinë e Tij. Kundërshtarët shkonin dhe e dëgjonin Muhammedin kur ai lexonte Kur'an, por me qëllim të keq, sepse përpiqeshin ta përqeshnin më vonë dhe të bënin tallje me të, e kur përmendej në Kur'an se vetëm një Zot është e nuk ka tjetër, kur mohoheshin rrënjësisht zotat e tyre, ata nuk mund të duronin, andaj sa mundnin iknin larg e më larg, sikur dreqi që ikën prej ezanit. Ku ta dimë, u kishte hyrë në gjak mohimi, andaj as zemrat e tyre nuk kuptonin, e as veshët e tyre nuk dëgjonin, përkundrazi, ata përpiqeshin ta diskualifikonin Muhammedin duke i thënë: sa i çmendur, sa poet, sa i magjepsur etj., por Zoti i dinte më së miri ato intriga të tyre, kurse Muhammedin e forconte