لَقَد أَرسَلنا رُسُلَنا بِالبَيِّنٰتِ وَأَنزَلنا مَعَهُمُ الكِتٰبَ وَالميزانَ لِيَقومَ النّاسُ بِالقِسطِ وَأَنزَلنَا الحَديدَ فيهِ بَأسٌ شَديدٌ وَمَنٰفِعُ لِلنّاسِ وَلِيَعلَمَ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ وَرُسُلَهُ بِالغَيبِ إِنَّ اللَّهَ قَوِىٌّ عَزيزٌ
٢٥ وَلَقَد أَرسَلنا نوحًا وَإِبرٰهيمَ وَجَعَلنا فى ذُرِّيَّتِهِمَا النُّبُوَّةَ وَالكِتٰبَ فَمِنهُم مُهتَدٍ وَكَثيرٌ مِنهُم فٰسِقونَ
٢٦ ثُمَّ قَفَّينا عَلىٰ ءاثٰرِهِم بِرُسُلِنا وَقَفَّينا بِعيسَى ابنِ مَريَمَ وَءاتَينٰهُ الإِنجيلَ وَجَعَلنا فى قُلوبِ الَّذينَ اتَّبَعوهُ رَأفَةً وَرَحمَةً وَرَهبانِيَّةً ابتَدَعوها ما كَتَبنٰها عَلَيهِم إِلَّا ابتِغاءَ رِضوٰنِ اللَّهِ فَما رَعَوها حَقَّ رِعايَتِها فَـٔاتَينَا الَّذينَ ءامَنوا مِنهُم أَجرَهُم وَكَثيرٌ مِنهُم فٰسِقونَ
٢٧ يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَءامِنوا بِرَسولِهِ يُؤتِكُم كِفلَينِ مِن رَحمَتِهِ وَيَجعَل لَكُم نورًا تَمشونَ بِهِ وَيَغفِر لَكُم وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ
٢٨ لِئَلّا يَعلَمَ أَهلُ الكِتٰبِ أَلّا يَقدِرونَ عَلىٰ شَىءٍ مِن فَضلِ اللَّهِ وَأَنَّ الفَضلَ بِيَدِ اللَّهِ يُؤتيهِ مَن يَشاءُ وَاللَّهُ ذُو الفَضلِ العَظيمِ
٢٩ 25 Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë, që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek Allahu, se kush e ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim, se Allahu është i Fuqishëm, Mbizotërues.
26 Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre të dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë, po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
27 Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin si qëllim me të vetën ta arrijnë kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
28 O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju fal mëkatet tuaja, Allahu është Mëkatfalës dhe Mëshirues i madh.
29 Le ta dinë Ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut, dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në Dorë të Allahut, e Ai ia jep kujt të dojë, Allahu është Posedues i mirësisë së madhe.
Komentimi
Besimtarët e besimit islam porositen të vazhdojnë rregullisht me udhëzimet e Kur'anit, të mos ndryshojë në të, të mos shkojnë pas thënieve të devijuesve, të mos i lënë pas dore porositë e Zotit, se pas një kohe të gjatë mund të ndodhë, siç u ndodhi ithtarëve të librit, t'u forcohen zemrat e të ngelin pa mëshirën e Zotit. Të gjithëve atyre që japin nga pasuria e tyre, në ato vende që i ka porositur Zoti, qofshin meshkuj ose femra, Allahu u shumëfishon thevabin dhe të tillët janë të njohur te Zoti si të drejtët, dëshmorët. Çdo besimtar i sinqertë është siddikë dhe shehidë. Jeta e kësaj bote, në shumicën e çështjeve të saj, në realitet është: lojë që vetëm të lodh e s'ka gjë prej saj: është argëtim që të largon prej aktiviteteve të dobishme: është përpjekje për zbukurime në petka, orendi, lukse etj.: është mburrje e pa vend si me origjinë, lozë, me pozitë etj. dhe është orvatje për shtimin e pasurisë pa zgj- edhur rrugë të drejtë dhe për shpenzimin e saj në rrugë të mbrapshta, përpjekje për shumë fëmijë, e pa kujdes ndaj edukimit të drejtë të tyre. Të gjitha këto janë një mashtrim parasysh, sepse kalojnë aq shpejt e nuk mbetet gjë prej tyre, si bima që duket e bukur, e gjelbër, e për së shpejti thahet, shtypet e bëhet pleh. Njerëzit duhet të bëjnë gara për ta arritur kënaqësinë e Zotit, shpërblimin prej tij dhe duhet ta dinë se të gjitha ngjarjet, të gjitha gjendjet në tokë e në vetë njerëzit, janë të dirigjuara qysh herët prej vullnetit të Zotit, ndaj as nuk duhet dëshpruar e pikëlluar për atë që të kaloi e nuk arrite ta fitosh, e as duhet gëzuar tepër për atë që të është dhënë, ngase pikëllimi për të kaluarën, do të thotë: përpjekje për të vazhduar kohën e kaluar në të tashmen, e kjo është dëm. Gëzimi për atë që të është dhënë, e ka kohën kur me të është realizuar një sukses pozitiv, e jo më parë. Zoti xh. sh. u ndihmoi njerëzve të marrin rrugën e drejtë, duke u dërguar pejgamberë e duke u shpallur libra, por kokëfortit nuk edukohen me këshilla, ata edukohen me forcë, andaj e krijoi hekurin si mjet të fuqishëm